Gruaja ia pret burrit penisin pasi i tha se do ta merrte ortaken në shtëpi

Para 7 minutash

Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin Angri në rajonin e Kampania, ku një burrë ka mbetur me lëndime të rënda pas një konflikti familjar.

Sipas mediave lokale, mosmarrëveshja mes një çifti me prejardhje nga Bangladeshi ka eskaluar në dhunë, pas kundërshtimeve për bashkëjetesë në të njëjtën shtëpi me një tjetër bashkëshorte. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në banesën e tyre.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për rrethanat e plota të rastit, ndërsa personat e përfshirë po merren në pyetje. Burri është dërguar për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.