Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policia e Kosovës dhe autoritetet gjermane, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 100 mijë euro në kuadër të hetimeve për veprën penale të “mashtrimit kompjuterik”.
Sipas njoftimit, pasuria dyshohet se është përfituar përmes veprimtarive kriminale dhe ndaj saj është vendosur urdhër ndalues. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me institucione vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e plotë të rastit.
