KESCO: Nga 1 prilli 2026 bizneset e mëdha dalin në tregun e hapur të energjisë

Para 1 muaj

KESCO ka njoftuar se nga 1 prilli 2026 hyn në fuqi faza e dytë e daljes së konsumatorëve komercialë në tregun e hapur të energjisë, në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe kërkesat e Zyra e Rregullatorit për Energji.

Bizneset me mbi 50 punonjës ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara dhe duhet të zgjedhin një furnizues të licencuar. Sipas të dhënave të Administrata Tatimore e Kosovës, disa biznese nuk i plotësojnë më kushtet për furnizim universal.

Nëse nuk zgjedhin furnizues me kohë, ato do të furnizohen përkohësisht nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit deri në 60 ditë, pas së cilës mund të përballen me ndërprerje të energjisë. Nga kjo datë përfundon edhe marrëveshja aktuale për vetë-konsumatorët në kuadër të tarifave të rregulluara.