KEK operon me 5 njësi prodhuese, kapacitete maksimale

Para 3 muaj

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se aktualisht po operon me pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike, duke arritur kapacitete maksimale operative. Prodhimi bruto ditor tejkalon 20,000 MWh, një nivel i rrallë për shkak të moshës dhe kompleksitetit teknik të njësive. KEK thekson se ky operim tregon profesionalizmin e stafit dhe menaxhimin efikas të proceseve.