Ka ndërruar jetë Kaqusha Jashari, figurë e njohur politike në Kosovë

Para 11 muaj

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Kaqusha Jashari, një prej figurave më të njohura të skenës politike në Kosovë, e njohur për angazhimin e saj të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për kontributin e saj në historinë politike të vendit.

Lajmin e kanë konfirmuar për Televizionin Tëvë1 familjarët e saj.

Kaqusha Jashari ishte kryetare e Lidhjes Komuniste të Kosovës gjatë viteve ’80 dhe një ndër themelueset e Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD). Ajo do të mbahet mend si një grua e guximshme dhe e përkushtuar ndaj idealeve të barazisë dhe drejtësisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë qytetarëve që e çmuan figurën dhe veprën e saj.