Juela Nikolli: Ndryshova lojën pas hyrjes së Rogertit në BBVIP

Para 22 ditë

Juela Nikolli, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 5”, e cila u largua të martën nga shtëpia, ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentoi rrugëtimin e saj në reality show.

Ajo u shpreh se transformimi i saj nga një vajzë e brishtë në një lojtare më agresive erdhi natyrshëm, sidomos pas hyrjes së Rogertit, pasi sipas saj edhe dinamika e lojës ndryshoi.