Investim milionësh në kardiologji: dyfishohen kapacitetet për trajtimin e pacientëve

Para 6 ditë

Albin Kurti, së bashku me Arben Vitia dhe ambasadorin Eric Dietz, morën pjesë në përurimin e transformimit të Klinikës së Kardiologjisë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Investimi prej 1.5 milionë eurosh ka modernizuar hapësirat dhe pajisjet, duke përfshirë edhe një Cath Lab dhe angiograf të ri. Synimi është rritja e ndërhyrjeve nga rreth 4 mijë në deri 8 mijë në vit, duke përmirësuar ndjeshëm trajtimin e pacientëve dhe duke ulur listat e pritjes.