Liderët evropianë kanë përshëndetur fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare në Hungari, ku Péter Magyar mposhti Victor Orban pas 16 vjetësh në pushtet. Udhëheqës si Friedrich Merz, Pedro Sanchez, Keir Starmer dhe Emmanuel Macron e cilësuan rezultatin si një moment historik për demokracinë dhe vlerat evropiane, duke theksuar rëndësinë e një Evrope të bashkuar dhe të fortë.
