Homazhe për Komandant Drinin, 26 vjet nga vrasja e Ekrem Rexhës

Para 22 oresh

Në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë janë mbajtur homazhe për 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexha, ish-komandant i Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ritheksuar kërkesën për drejtësi, duke theksuar se vrasja e tij në Prizren mbetet ende e pazbardhur pas 26 vitesh. Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore janë organizuar homazhe, vendosje lulesh pranë memorialit “Shtëpia e Bardhë” dhe ndezje flakadanësh në nderim të figurës së Komandant Drinit.