Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Marigona Lajqi, ndërsa paraburgimi do të zgjasë një muaj, nga 18 prilli deri më 18 maj 2026.
