Gjakovë: Dy femra dhe një burrë rrahin një person

Para 5 ditë

Një person ka raportuar në Policia e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga tre persona në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.

Sipas njoftimit, viktima ka deklaruar se është sulmuar nga dy femra dhe një mashkull, duke pësuar lëndime trupore për të cilat ka marrë trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë në kërkim nga policia, ndërsa rasti po hetohet.