Ylli i Liverpool-it, futbollisti i njohur Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Spanjë. Mediat lokale raportojnë se sulmuesi portugez, 28 vjeçar, u përfshi nnë një aksident tragjik në qytetin Zamoras.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën A52, pranë komunës së Palacios de Sanabria, sipas burimeve të gazetës spanjolle Marca.
Bashkë me të raportohet se ka humbur jetën dhe vëllai i tij 26-vjeçar, André Jota, i cili ishte gjithashtu një futbollist i njohur që luante me Penafeil në Portugali.
Makina me të cilën udhëtonin dy vëllezërit ka dalë nga rruga dhe ka shpërthyer në flakë.
Autoritetet vendase nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një reagim zyrtar nga klubi i Liverpool-it dhe federata portugeze e futbollit.
