Eurodeputeti Waitz: Kosova ndër vendet më të avancuara për BE

Para 17 ditë

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe proceset zgjedhore, duke theksuar se mund të renditej ndër vendet kryesuese për anëtarësim në BE.

Ai tha se Kushtetuta e Kosovës është në përputhje me standardet evropiane dhe se vendi ka dhënë shembull në organizimin e zgjedhjeve. Sipas tij, Kosova është në rrugë të mirë edhe në luftën kundër korrupsionit, megjithëse mbeten sfida.

Waitz theksoi se rruga drejt BE-së po pengohet nga faktorë politikë dhe mungesa e njohjes nga Serbia, ndërsa kërkoi respektim të rezultateve zgjedhore në vend.