Elita Hajrizi, ndër mentoret më të mira në botë në garën botërore të robotikës

Para 1 muaj

Mentorja e ekipit FIRST Kosova, Elita Hajrizi, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Outstanding Mentor Award” në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge.

Ky çmim i jepet mentorëve që kanë treguar përkushtim, udhëheqje dhe frymëzim të jashtëzakonshëm ndaj ekipeve të tyre.

Vlerësimi përbën një mirënjohje ndërkombëtare për punën e palodhshme të Elita Hajrizit në zhvillimin e brezit të ri të inovatorëve kosovarë.