Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit janë parandaluar tri raste të garave ilegale të shpejtësisë në autostrada. Janë shqiptuar disa gjoba për shkelje të ndryshme, ndërsa katër automjete janë sekuestruar dhe dërguar për kontroll teknik. Policia u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për parandalimin e këtyre aktiviteteve të rrezikshme.
