Sipas burimeve të afërta, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në pritje të një ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) të Albin Kurtit për të formuar një koalicion dhe për të bashkëqeverisur. Kjo lë të kuptohet se mundësia për një marrëveshje mes dy partive mbetet e hapur, duke e lënë politikën e Kosovës në një terren të pasigurt dhe të tensionuar.
Një burim i afërt me gazetën “Reale” ka thënë se Albin Kurti ishte i vetëdijshëm se do të kishte të bënte me “hajvana” gjatë këtij procesi, duke theksuar se negociatat dhe marrëveshjet politike në Kosovë janë gjithmonë të ndërlikuara dhe të pasigurta.
Edhe pse ka pasur dallime mes dy partive në të kaluarën, ky informacion tregon se LDK është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e koalicionit me VV-në, duke theksuar se në politikë nuk mund të thuhet “jo” përfundimisht. Kjo hap mundësinë që dy partitë, përkundër dallimeve të ideologjive të tyre, të arrijnë një marrëveshje për të formuar një qeveri të re.
