Zgjedhet Papa i ri, tymi i bardhë del nga Kapela Sistine

Para 10 muaj

Pas disa raundeve votimi, kardinalët kanë zgjedhur zyrtarisht Papën e ri. Lajmi është konfirmuar nga dalja e tymit të bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine, një simbol i njohur që njofton se zgjedhja ka përfunduar me sukses.

Papa i sapozgjedhur tani do të dërgohet në dhomën e vogël pranë Kapelës Sistine, të njohur si “Dhoma e Lotëve”, ku do të veshë rrobat e bardha papnore përpara se të shfaqet për herë të parë para publikut nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Ende nuk është bërë i ditur emri i Papës së ri, por pritet që ai të paraqitet së shpejti për të dhënë bekimin e tij të parë si udhëheqës i Kishës Katolike.