Tragjedia në Vjenë, Abdixhiku ngushëllon familjet e tre kosovarëve: U prehshin në paqe

Para 2 muaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur i mërzitur me lajmin për vdekjen tragjike të tre shtetasve kosovarë në Vjenë të Austrisë.

Përmes një reagimi publik, ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre, raporton Klankosova.tv.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Austri, ku humbën jetën disa persona, ndër ta edhe tre të rinj nga Kosova, jetë të reja që u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjet por edhe tek shoqëria jonë. Në këto momente dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, të afërmit dhe gjithë qytetarët që janë prekur nga kjo humbje e rëndë. Mendimet tona janë pranë tyre, duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin në këto çaste të vështira për ta. U prehshin në paqe!”, tha kreu i LDK-së.

 

May be an image of text that says 'LDK LIDHJA DEMOKRATIKEE KOSOVES Prishtinë, 18 mars 2026 Kryetarii Lidhjes Demokratike Kosovës, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjeve Ae humben më dashurit tyre tragjedia në "Me dhimbje thellë mora lajmin për tragjedinë rëndë nẽ Austri, ku humben jetën disa persona, ndër edhe rinj nga Kosova, jetë shuan para duke lenë pas dhimbje madhe te familjet por edhe tek shoqëria №e këto momente dhimbjeje, shpreh ngushëllimet Te singerta për familjete viktimave, afermit dhe gjithë qytetarët janë prekur kjo humbje rëndë. Mendimet janë pranë tyre, duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin në këto çaste vështira për ta. prehshin ne paqe!" info@idhjademokratike.org'