Rasti i 5-vjeçarit trondit vendin, Hoti: S’ka sqarim pse iu kthyen fëmijët familjes

Para 3 muaj

Rasti i dyshuar i keqtrajtimit të një 5-vjeçari nga Janjeva ka shkaktuar reagime të mëdha, ndërsa prindërit janë arrestuar dhe institucionet kanë nisur hetimet. Ministri Andin Hoti deklaroi se në raportin që posedon nuk ka sqarim pse në vitin 2023 fëmijët iu kthyen familjes nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan. Ai shtoi se pritet një raport i detajuar dhe se do të ndërmerren masa pas analizimit të plotë të rastit.