Vazhdon paraburgimi i Kadri Veseli nga Gjykata Speciale

Para 3 muaj

Gjykata Speciale ka vendosur që të vazhdojë paraburgimin e Kadri Veseli, pavarësisht se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK ka përfunduar.

Sipas vendimit të datës 16 mars, trupi gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve vlerësoi se ende ekzistojnë rreziqe, si mundësia që i akuzuari të pengojë procesin ose të kryejë vepra të tjera penale. Për këtë arsye, masa e paraburgimit është lënë në fuqi.