Xhavit Zariqi është zgjedhur Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt me 26 vota pro gjatë seancës së mbajtur pas betimit të kryetarit Agim Aliu.
Në fjalën e tij, Zariqi u zotua për bashkëpunim me të gjithë anëtarët e Kuvendit, me synim që institucionet komunale të avancojnë dhe të realizojnë projekte në dobi të qytetarëve.
Kuvendi Komunal i Ferizajt numëron 41 anëtarë, të përfaqësuar nga PDK, LVV, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe iniciativa qytetare “Ne Mundemi”.
