Xhamia shqiptare merr çmimin e parë për “Arkitekturën më të bukur fetare në botë”

Para 11 muaj

Xhamia e Ballies në Elbasan ka marrë çmimin e parë për “Arkitekturën më të bukur fetare në botë” në garën ndërkombëtare “Building of the Year 2025” të organizuar nga “ArchDaily”, platforma më e madhe globale për arkitekturë dhe dizajn.

Kjo xhami e ndërtuar në vitin 1608 e shembur gjatë diktaturës dhe e rindërtuar në 2022 është një nga objektet e kultit me vlera unike. Hartuesit janë kujdesur të ndërthurin arkitekturën tradicionale islame me elementet moderne, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për besimtarët dhe një vepër arti arkitekturore të jashtëzakonshme.

“Ne kemi dashur që të interpretojmë dimensionin e kohes si një koncept shumë të rëndësishëm ne parimet islame, nëpërmjet elementeve të ndryshëm dhe nëpërmjet ndjesisë që përçon çdo besimtarë në kohën që ai shpenzon ne ketë xhami. Kemi dashur që te interpretojmë kohën me materialet që kemi përdorur ne kete xhami, si në ato materiale që kemi përdor ne ambientet e brendshme ashtu dhe  jashtë. Si bakri një element i cili me kalimin e kohës fiton me shumë dinjitet, që duke kaluar procese kimike behet me i hijshëm”, thotë Jurtin Hajro, arkitekt.