Tragjedi në Meqë, Gjakovë: punëtori humb jetën pasi goditet nga kamioni

Para pak minutash

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Meqë, Gjakovë, pasi dyshohet se është goditur dhe bllokuar nga një kamion gjatë procesit të punës. Sipas informacionevr, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar rrëshqitjen e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë, mjeku konstatoi vdekjen e viktimës në vendngjarje, ndërsa rasti po hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave.