Vdekje tragjike në vendin e punës në Gllaviçicë, Pejë, nisin hetimet

Para pak minutash

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në fshatin Gllaviçicë, Pejë. Sipas Prokuroria e Shtetit, viktima, Beqir Vokshi, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse. Në vendngjarje kanë dalë prokurorët, policia dhe Inspektorati i Punës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Spitali Rajonal i Pejës për procedura të mjekësisë ligjore. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.