Vitia nderon kujtimin e nxënësve të vrarë nga minat dhe dëshmorëve të fshatit

Para 8 muaj

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vendosur kurora lulesh në fshatin Gjylekar, në nderim të nxënësve të vrarë nga minat e vendosura nga forcat serbe pas luftës.

Homazhe u bënë edhe në shkollën fillore “Kenan Halimi” dhe në lapidarin kushtuar dëshmorëve të këtij fshati: Hoxhë Jonuz Zejnullahu, Bafti Haxhiu, Kenan Halimi, Haxhi Shabi Kajolli, Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli.

“Dëshmorët dhe civilët do të mbeten përherë në kujtesën tonë kombëtare për sakrificën e tyre për liri,” tha Haliti.