Vetëm 62 vota në Skenderaj për Fatos Gecin, rezultati ngjall debat

Para 6 ditë

Kandidati për deputet nga lista e Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, ka siguruar deri më tani vetëm 62 vota në Skenderaj, vendlindjen e tij.

Rezultati ka nxitur komente dhe interpretime të ndryshme në opinionin publik, veçanërisht pas deklaratave të mëhershme të Gecit lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi. Gjatë një seance në Kuvend, ai kishte bërë krahasime që shkaktuan reagime të shumta, ndërsa më vonë i kishte përsëritur qëndrimet e tij edhe pas intervistës së Thaçit me Blendi Fevziu.

Megjithatë, lidhja e drejtpërdrejtë mes rezultatit zgjedhor dhe këtyre deklaratave mbetet vlerësim politik, ndërsa numërimi i votave ende po vazhdon.

 

Teksa mediat citonin Thaçin të kishte thënë se “më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar“, Geci kishte lënë një koment direkt: “Mirë që ke u përgatit se tash më 19 maj lidhesh për krejt jetën”.

Ndërkohë në total deri në këto momente sipas KQZ-së, Geci ka arritur të mbledhë gjithsej 1 mijë e 407 vota,