Vajza humb jetën në poligonin e Prishtinës, zyrtari i poligonit arrestohet

Para 8 muaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën pas plagosjes me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 19:30, kur viktima, L.S., 24 vjeçe, është qëlluar me armë brenda poligonit. Ajo është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e saj.

Policia ka nisur hetimet dhe si pjesë e hetimeve, një zyrtar përgjegjës i poligonit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Rasti është iniciuar si “Vetëvrasje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”. Hetuesit po punojnë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.