Tyler Robinson identifikohet si i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk

Para 8 muaj

Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk – Trump kërkon dënim me vdekje

I dyshuari për vrasjen e aktivistit dhe figurës së njohur konservatore amerikane, Charlie Kirk, është identifikuar si Tyler Robinson, 22 vjeç, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

Ngjarja që ka tronditur opinionin publik ka nxitur reagime të menjëhershme, përfshirë edhe atë të ish-presidentit Donald Trump, i cili është shprehur publikisht se shpreson që i dyshuari të “dënohet me vdekje.”

Detaje të tjera mbi motivet dhe rrethanat e vrasjes pritet të bëhen të ditura nga autoritetet në ditët në vijim.