Një rast i rëndë është raportuar në fshatin Banjë të Istog, ku dy persona të mitur dyshohet se kanë dhunuar një vajzë po ashtu të mitur.
Sipas raportimeve, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet nga njësitë kompetente.
