Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë për të martën nisjen drejt Amsterdamit, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 24 dhe 25 qershor. Fillimisht ishte planifikuar që ai të udhëtonte të hënën, por Shtëpia e Bardhë ndryshoi agjendën, duke konfirmuar se Trump do të qëndrojë në Uashington për një takim të rëndësishëm me Këshillin për Sigurinë Kombëtare.
Sipas burimeve të “NewsStation”, vendimi për shtyrje mund të lidhet me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, veçanërisht me situatën në Iran, ndonëse nuk ka ende një deklaratë zyrtare që ta konfirmojë këtë lidhje. Megjithatë, është konfirmuar se presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në kryeqytetin holandez.
