Trump paralajmëron: Konflikti i madh në Lindjen e Mesme mund të ndodhë shumë shpejt

Para 10 muaj

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një konflikti të madh në Lindjen e Mesme, duke theksuar shqetësimet në rritje lidhur me tensionet midis Izraelit dhe Iranit.

Sipas Trumpit, situata në rajon është serioze dhe një përplasje e madhe mund të ndodhë së shpejti. “Nuk dua të them se është i afërt, por është diçka që mund të ndodhë shumë shpejt,” tha ai gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Klankosova.tv dhe CNN.

Paralajmërimet e Trumpit vijnë në një kohë kur ambasadat amerikane në Lindjen e Mesme kanë kryer vlerësime emergjente të sigurisë, ndërsa SHBA vazhdon të monitorojë nga afër zhvillimet e situatës në rajon.

Rritja e aktiviteteve bërthamore nga Irani ka shtuar frikën e një sulmi izraelit ndaj Teheranit, ndërsa tensionet mes dy vendeve po rriten në mënyrë shqetësuese.

Kur u pyet për arsyet e largimit të personelit amerikan nga rajoni, Trump tha se Izraeli nuk i ka dhënë detaje të veçanta, por ai vetë theksoi rrezikun në rritje: “Nuk më thanë asgjë, por unë thashë, shikoni, ka mundësi për një konflikt të madh”.