Tragjedi në Gjermani: Nënë e bir nga Kosova humbin jetën pasi goditen nga kamioni

Para 1 muaj

Një nënë 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur jetën tragjikisht në SchrambergGjermania, pasi u goditën nga një kamion.

Rasti është konfirmuar nga autoritetet policore gjermane. Sipas informacioneve fillestare, shoferi i kamionit dyshohet se ka pësuar probleme shëndetësore në momentin kur humbi kontrollin mbi mjetin.

Përveç dy viktimave, automjeti ka goditur edhe tri makina të parkuara. Shoferi është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit tragjik.