Tayna ka zgjedhur sërish heshtjen si strategji për të ngjallur kureshtjen e publikut. Ajo ka publikuar një story nga studio muzikore, ku shihet duke punuar intensivisht, e shoqëruar me mbishkrimin: “E dini ju çka ndodh kur unë jam n’heshtje”. Pa dhënë detaje konkrete, kjo lëvizje ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjete sociale për një projekt të ri muzikor. E njohur për stilin dhe strategjinë e saj të veçantë, Tayna vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar të skenës muzikore.
