Pak kohë pasi Stresi konfirmoi ribashkimin me Kejsi, emri i tij u përmend në portale për një lidhje tjetër — këtë herë me Rike Roçin. Lajmet nisën të qarkullojnë që nga mëngjesi i së shtunës, duke nxjerrë në pah një afërsi mes tyre, teksa shijonin jetën e natës bashkë.
Megjithatë, këto lajme janë totalisht të pavërteta.
“E pavërtetë. E kam super shoqe të ngushtë.” Ai theksoi se miqësia me Riken daton prej shumë vitesh.
Rike Roçi është përfolur më parë për lidhje me Azemin, pasi u panë disa herë bashkë gjatë xhirimeve të një filmi të përbashkët, por edhe atëherë raportimet rezultuan të pasakta.
Qëndrimi i Stresit vjen për të vënë në shenjë dyshimi lajmet që përflasin lidhje që nuk ekzistojnë.
