Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit

Para 13 ditë

Sot shënohet World Hypertension Day, ditë që synon rritjen e ndërgjegjësimit për tensionin e lartë të gjakut dhe pasojat që ai shkakton.

Hipertensioni prek miliona njerëz në botë dhe shpesh kalon pa u vërejtur. Simptomat më të zakonshme janë dhimbja e kokës, marramendja, pagjumësia dhe dobësia muskulore, ndërsa sëmundja rrit rrezikun për hemorragji cerebrale dhe infarkt.

Kjo ditë shërben për të nxitur kontrollin e rregullt të tensionit, parandalimin dhe kujdesin ndaj shëndetit.