Shqiptarët që jetojnë në Turqi kanë festuar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, Ambasada e Kosovës dhe Qendra e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri”.
Ngjarja, e mbajtur më 22 nëntor në Ankara, mblodhi komunitetin shqiptar, përfaqësues të shoqatave dhe studentë, duke krijuar një atmosferë bashkimi dhe krenarie kombëtare.
Gjatë ceremonisë u përkujtuar edhe Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndërsa organizatorët falënderuan të pranishmit për mbështetjen dhe rolin e tyre në ruajtjen e identitetit dhe traditave shqiptare në diasporë.
