Rhinovirusi përhapet në këtë periudhë, shkaku kryesor i ftohjes së zakonshme

Para 14 ditë

Rhinovirusi, një nga shkaktarët më të shpeshtë të ftohjes së zakonshme, po qarkullon më shumë në këtë periudhë të vitit dhe prek si fëmijët ashtu edhe të rriturit. Ai shkakton simptoma si hundë të bllokuar, kollë, dhimbje fyti dhe lodhje, të cilat shpesh ngatërrohen me alergji sezonale.

Mjekët theksojnë se virusi përhapet lehtë në ambiente të mbyllura si shkolla, zyra dhe transport publik, si dhe përmes sipërfaqeve të kontaminuara. Edhe pse mund të shfaqet gjatë gjithë vitit, më së shumti qarkullon në pranverë dhe në fillim të vjeshtës.