Punëtori kosovar humb jetën në aksident në Itali

Para 8 muaj

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Villadossola, Itali, ku humbi jetën punëtori kosovar Pashtrik Krasniqi, 21 vjeç. Sipas Rai News, ai u godit fatalisht nga rryma elektrike teksa po çmontonte një skelë ndërtimi. Dyshohet se preku një kabllo të dëmtuar të energjisë. Ekipet mjekësore nuk arritën ta shpëtojnë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët dhe inspektorët e sigurisë në punë.