Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në takim liderët e partive politike, pas situatës së krijuar nga dështimi për formimin e qeverisë. Takimi është thirrur për në orën 12:00, dhe synon të diskutojë hapat e ardhshëm politikë në vend.
Të gjitha partitë kryesore kanë konfirmuar pjesëmarrjen:
- Nga Lëvizja Vetëvendosje do të jenë përfaqësues që do paraqesin qëndrimin e tyre.
- PDK do të përfaqësohet nga kryetari Memli Krasniqi, siç konfirmoi sekretarja e përgjithshme Vlora Çitaku.
- LDK ka bërë të ditur se kryetari Lumir Abdixhiku do të jetë i pranishëm.
- Nga AAK, pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryetari Ramush Haradinaj.
- Ndërsa Nisma Socialdemokrate do të përfaqësohet nga lideri Fatmir Limaj.
Sipas Presidencës, qëllimi i takimit është gjetja e një rruge të përbashkët për stabilitet politik dhe institucional në vend
