Kurti: Stërvitjet serbe në kufi janë provokim

Para 1 muaj

Kryeministri Albin Kurti i ka cilësuar si provokim stërvitjet e ushtarëve serbë pranë kufirit me Kosovën. Ai deklaroi se njësitë serbe që po zhvillonin aktivitetet, sipas tij, janë të njëjtat që kishin trajnuar Milan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë. Kurti theksoi se forcat e Kosovës janë të përgatitura dhe kufiri mbetet i sigurt. Ndërkohë, KFOR-i ka bërë të ditur se këto ushtrime nuk përbëjnë rrezik për sigurinë.