Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se janë përfunduar të gjitha procedurat dhe trupat e tre viktimave kosovare – Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami – janë nisur për në Kosovë pasditen e së premtes. Autoritetet kanë bashkëpunuar ngushtë me familjarët dhe institucionet austriake. Ambasada shprehu ngushëllime për familjet dhe falënderoi bashkatdhetarët për solidaritetin. Rasti tragjik ndodhi më 17 mars në Vjenë, ku humbën jetën katër punëtorë.
