Policia e shpall në kërkim Fidan Husmanin, për disa vepra penale

Para 6 muaj

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Fidan Husmanin, lidhur me rastin e 12 gushtit 2025, kur njësia “Antidroga” në Prizren kishte sekuestruar mbi 4.4 kilogramë kokainë.

Në atë ditë ishte arrestuar H.K., rreth 31 vjeç, ndërsa hetimet kanë çuar në identifikimin e një të dyshuari tjetër, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Policisë, Husmani dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka bërë publike fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit: