Wesley Clark: Jam krenar me Kosovën, investimet e huaja çelësi i zhvillimit

Para pak minutash

Në Prishtinë po mbahet konferenca e investitorëve amerikanë, e cila synon të tërheqë investime të huaja dhe të forcojë zhvillimin ekonomik. Përmes një video-mesazhi, Wesley Clark u shpreh krenar për popullin e Kosovës dhe theksoi se investimet e huaja direkte janë jetike për përparimin e vendit. Ai nënvizoi potencialin në energji, bujqësi dhe turizëm, si dhe rëndësinë e infrastrukturës reziliente. Ndërkohë, Përparim Rama e cilësoi Prishtinën si një qendër në rritje të shpejtë, të gatshme për investime strategjike.