Në një parashikim befasues, Inteligjenca Artificiale ka parashikuar që ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, do ta fitojë Topin e Artë jo një herë me katalunasit dhe dy herë tjera si lojtar i Real Madridit.
Sipas Transfermarkt, faqe e cila përpiloi listën e fituesve të ardhshëm të Topit të Artë duke përdorur Inteligjencës Artificiale (AI), Yamal parashikohet të marrë çmimin e lakmuar në vitet 2035 dhe 2037, të dyja herë duke luajtur për Los Blancos.
Kjo është një kthesë shokuese, duke pasur parasysh se Yamal është aktualisht një lojtar kyç për Barcelonën dhe është vendosur të nënshkruajë një kontratë fitimprurëse me klubin deri në vitin 2030 kur ai të mbushë 18 vjeç më 13 korrik 2025.
