Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të suksesshëm antidrogë të koduar “Delivery” në rajonin e Prishtinë, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.
Sipas njoftimit, dy të dyshuar fillimisht janë lokalizuar në Veternik, ku kanë tentuar të ikin me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar trafikun. Ndjekja ka vazhduar në drejtim të Fushë Kosovë, Podujevë dhe më pas është përmbyllur në Vushtrri, ku janë arrestuar.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar mbi 3 kilogramë marihuanë, sasi kokainë, para të gatshme, telefona, vetura dhe pajisje të tjera. Po ashtu, në një nga lokacionet e bastisura është zbuluar edhe një hapësirë e përshtatur si “Call Center”, ku janë gjetur laptopë dhe janë përfshirë në hetim edhe njësitë për krime kibernetike.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
