Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në koordinim me EUROPOL-in, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në Prishtinë dhe Dragash, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë IPTV. Operacioni ka përfshirë disa shtete dhe ka çuar në sekuestrimin e pajisjeve informatike, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
