Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në tri rajone të vendit, i fokusuar në luftimin e trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Gjatë aksionit janë kryer kontrolle në një numër të konsiderueshëm lokacionesh, ndërsa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë. Detaje të tjera pritet të publikohen pas përfundimit të plotë të operacionit.
