Komisoni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën do të fillojë numërimin e votave të atyre që e shfrytëzuan këtë të drejtë në vendvotimet në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se sot kanë diskutuar për mundësinë e numërimit të këtyre mbi 15 mijë votave nga e mërkura.Gjatë ditës së sotme kemi diskutuar për mundësinë që të mërkurën të fillojmë me numërimin vetëm të atyre votave që u takojnë përfaqësive diplomatike në të cilat është mbajtur procesi zgjedhor më 8 shkurt 2025. Pra, bëhet fjalë për 15,324 fletvotime”, tha ai në një konferencë për media.
