Nis ndërtimi i “Kasafortës së Dëshmive”, muze për krimet serbe në Kosovë

Para 26 ditë

Sot ka nisur ndërtimi i teatrit-muze “The Vault of Testimony” (Kasaforta e dëshmive), një projekt që synon dokumentimin dhe ruajtjen e dëshmive për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë.

Sipas arkivuesit të dëshmive për krime lufte, Esat Shala, përgatitja e terrenit po realizohet në mënyrë vullnetare nga Shendrit Bujupi nga Arllati, i cili pritet ta përfundojë këtë fazë nesër. Më pas, do të nisë përgatitja e pllakës bazë, e cila pritet të përfundojë brenda kësaj jave.

Shala ka ftuar të gjithë qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme, duke theksuar se çdo kontribut do të lërë gjurmë në historinë e Kosovës.

“Çdo kontribut i secilit prej jush do të lërë gjurmë në historinë e Kosovës. Bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.