Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesë e grupit Guxo, Nezir Kraki, në emisionin Debat Plus ka deklaruar se fitorja e Faton Pecit në Mitrovicë është një “super fitore” për Vetëvendosjen. Ai ka theksuar se në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe balotazhin, fitues është Vetëvendosja, duke përmendur zgjerimin e saj në disa komuna.
Sipas Krakisë, fitorja në Mitrovicë ka rëndësi të veçantë strategjike, pasi ajo ka ndikim rajonal. Ai e ka quajtur Mitrovicën “kryeqytetin e Kosovës në aspektin gjeostrategjik” për momentin aktual politik.
